Serena Beuford, 27 vjeç kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek të pasmet për t’i zmadhuar ato. Vajza shkonte shpesh në palestër, por pas stërvitjes përfundoi në spital, sepse një nga protezat e të pasmeve u dëmtua.
“Daily Star” raporton se vajza ndodhet në gjendje kritike dhe është në koma për shkak të dëmtimit të njërës prej protezave. Serena ishte operuar në një klinikë me çmime të ulëta, ku kushtet mjekësore, higjienike dhe materialet e përdorura, ndoshta nuk ishin sipas standardeve.
Dëshira e vetme e Serenës ishte që të kishte të pasme të bukura, për t’u bërë një yll në Instagram. Tani ajo po lufton me vdekjen dhe mjekët duhet t’ia heqin protezat.