Kreu i LIBRA-s Ben Blushi është shprehur se letra e PS e LSI-së drejt KQZ për të shtyrë afatet e regjistrimeve është një copë letër që shkatërron të gjithë republikën e vendit.
Sipas Blushit nëse KQZ vendos sipas vullnetit të dy partive të koalicionit atëherë edhe 18 qershori ka rënë.
“Nëqoftëse 18 prilli ndryshon padrejtësisht, edhe 18 qershori ka rënë. Ne jemi regjistruar që në shkurt dhe ne nuk kanë dashur të na rregjistrojnë, këta që thonë shtyni afatin për regjistrimin tonë. Të shtysh regjistrimin e partive me një copë letër, është sikur të shtysh shkurtin në mars sepse nuk të pëlqen. A keni parë se çfarë seance ishte sot. Mblidhet një qeveri që pretendon se ka 84 vota dhe nuk zgjedh Presidentin. Ky koalicion nuk po funksionon dhe si mund të shkojnë në zgjedhje këta kur po e fusin në kaos kushtetues Shqipërinë.”-tha Blushi. /b.d