Gjykata e Lartë liron nga burgu ish-shefin e specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës, Gani Abazi.
Mësohet se sot në seancën gjyqësore, Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’. Abazi akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë dhe trafikojnë drogë në zonën e Tepelenës.
Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe shefi i Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Haki Hasabegaj, i cili u arrestua tri ditë më parë me urdhër të Prokurorisë. /b.d