Vjollca Agimi ka marrë pjesë sot në emisionin “Me zemër të hapur” ku ka rrëfyer edhe njëher ngjarjen e rëndë ku humbi jetën burri I saj Agim Arapi.
Mes lotësh, gruaja e viktimës, rrëfen edhe njëher detajet se si ndodhi sherri por edhe thekson rolin e Jurgen Kurtit në këtë ngjarje. Ajo kërkon drejtësi, burgosjen e Jurgenit, pasi sipas saj ai është fajtori për vdekjen e burrit të saj.
Pse erdhe sërish në studio ngjarja është e rëndë?
Vjollca: Burrin ma vranë të tre, nuk ishte sherr që te merrnin mjetet e forta i kërkoi Jurgenit qiranë siç e lanë dy muajt e para mirë që nuk donte t;i paguante por thirre iedhe vjehrrin e vetë që më bëri gjëmën
Marrëdhënia me fqinjët me familjen Ekonomi si ka qenë?
Vjollca: Jemi komshinj, fillimisht e mirë
Keni pasur marrëveshje për kalimin e tubit të aspirimit të picerisë që kishte hapur Jurgen Kurti afër jush?
Vjollca: Kemi pasur marrëveshje të firmosur me Jurgenin, e kam kontratën të firmosur. Kur hapi picerinë unë nuk doja që tubi i tyre të kalonte nga marketi ynë. Vinte Jurgeni e fliste me edukatë dhe thoshte që ta kalonte tubi e aspiratorit.
Burri më tha që janë kriminela, por isha unë që i thashë “ok” Jurgen do ta bëj, por unë dua qiranë. Fillimisht muajin e parë e lau qiranë. E thirra atë ditë për qiratë se ishte dita 11-të.
Më tha ik moj pirdhu, çfarë qiraje do ti. Mora të plotfuqishmin e lagjes më tha hapi një padi se do ta paguajë. Koçi e dinte që Gimi ishte me koronare dhe probleme.
T’i kërkoni falje Jurgenit na tha. Ai shtyu fillimisht Gimin me tavolinë. Në ato momente ka ardhur Kujtimi, më gjuajti mua, i gjuajta edhe unë.
Hapa qepenin në ato momente, po kërkoja ndihmë, këtij i thashë Koç, mos bëj gabime se Gimi është me koronare…
Jurgeni i thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë?
Vjehrri i Jurgenit ju tha t’i kërkonit ndjesë atij?
Ne po debatonim me Jurgenin, dhe të dy kaluam në fjalë fyese. Dhe unë i thashë do të çoj në gjyq. Atëherë ai e njoftoi vjehrrin e tij. unë nuk e kam ofenduar nga familja siç pretendon ai. Nuk e kam fyer as nga baba. Nuk ka ndodhur siç thotë ai. Ndërsa Jurgeni më tha mua do të vras. E burri im i tha, ke do vrasësh ti, ti je babai i kësaj. Nuk ma mori mendja se gjërat do ndodhnin kështu. Nuk ishte ndonjë sherr i madh.
Çfarë ndodhi më pas?
Në atë kohë unë kërkova ndihmë. Njoftova të plotfuqishmin e lagjes, avokatin tim. Nuk po kuptoj më se çfarë po ndodh. Ishte një grindje banale shumë e thjeshtë.
Nuk kishte pse vjehrri i tij të vinte aty dhe të debatonte me mua dhe burrin tim. Kërkova në ndihmë, edhe në bulevard. Kur u ktheva në dyqan e gjeta burrin të vdekur.
Tani them se Jurgeni ka vrarë burrin tim, kur shoh kamerat. Duket e pasqyruar në xhamat e makinës, që Jurgeni mori diçka në makinë dhe hyn brenda. Vjehrri i Jurgenit dhe xhaxhai kanë qenë brenda ku ishte burri im. E shtynë dhe e përplasën te sergjeni. Unë kam qenë e terrorizuar. Kam kërkuar ndihmë.
Të tre personat kanë patur shenja në duar, çka tregon se janë konfliktuar, ndërsa sipas Prokurorisë Jurgeni nuk ka shenja…
Jurgeni s’ka si të ketë.
Se shenjat e Jurgenit nuk kanë pse të fshihen. Por çudia më e madhe tre ditë zgjat thotë Jurgeni në rrjetet sociale. Xhami i makinës time është bërë pasqyre për gjithë ngjarjen.
c.a