Kastriot Islami, dikur një figure e rendesishme e PS, sot deputet nën siglën e PD, deklaron se nëse maxhoranca aktuale do të shkonte e vetme në zgjedhje pa opozitën, opsioni i trazirave dhe destabilitetit është i hapur.
“Opsioni i trazirave dhe destabilitetit, në rastin kur maxhoranca aktuale do të shkonte e vetme në zgjedhje pa opozitën, mund të ndodhte para, gjatë por edhe menjëherë pas zgjedhjeve, ndonëse PS e LSI mund të gjykonin ndryshe.
LSI duket më e lëkundur në këtë opsion që con drejt trazirave. Kurse Rama, duke qënë shumë i frikësuar nga një humbje pa kthim e karrikes së kryeministrit në rastin e zgjedhjeve me një qeveri pa Ramën kryeministër, shkon deri aty sa të deklarojë se ‘do të dalë edhe i vetëm në zgjedhje, dhe nuk ka asnjë shqetësim në një parlament pa opozitë”. Në këtë rast Rama do të ishte jo vetëm pengesa për zgjedhje të lira e të ndershme por edhe shkaktari i trrazirave dhe destabilitetit të vendit.
Meta me shumë gjasa nuk do ta ndiqte dhe nëse do ta ndiqte do të bashkëndanin të njëjtën përgjegjësi dhe të njëjtin fat…Nga kjo marrëzi nuk do të mund ta shpëtonte Ramën asnjë “ndërkombëtarë” në mos do ta zhyste edhe më thellë me ‘mbështetjen” e tij të porositur”, shkruan Kastriot Islami.
c.a