“Bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë, dhe më e rëndësishmja është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, kështu u shpreh për gazetën serbe “Blic”, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian, e pyetur për deklaratën e ditës së djeshme të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama i cili tha , se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është plotësisht i mundur.
“Sic kemi konfirmuar rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një të ardhme të qartë evropiane. Për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Kocijancic.
Çdo formë e ndikimit politik, theksoi ajo, është e dëmshme për konsolidimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha dje se nëse perspektiva e anëtarësimit te Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon të zbehet, nuk mund të përjashtojë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
c.a