Një asteroid më shumë se 400 m i gjerë do të kalojë shumë pranë planetit tonë ditën e sotme me një distancë prej 1.8 milione km por nuk ka asnjë rrezik për ne.
Lajmi është bërë i ditur nga NASA. I quajtur “2014 J025” ky është asteroidi më i madh i që do të vijë kaq pranë Tokës që nga viti 2004.
Ai është zbuluar në vitin 2014, prej nga mendohet se e ka marrë dhe emrin dhe sipas parashikimeve ai do të jetë asteroidi që i është afruar më shumë planetit tonë për të paktën 500 vitet e ardhshme.
Shkenctarët bëjnë me dije se “2014 J025” nuk do të jetë i dukshëm për t’u parë me sy të lirë, por nëse qielli është i pastër atëherë ai mund të shihet me teleskop nga shtëpitë.
Më herët në vitin 2004, “Tutatis”, një asteroid shumë më i madh, 4,6 kilometra i gjatë dhe 2,4 kilometra i gjerë, në formën e kikirikut, kaloi 1.6 km larg plantetit tonë.
c.a