Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten, ditë që përkon dhe me festën fetare të Fiter Bajramit, dollari amerikan forcoi pozitat në këmbim me lekun shqiptar, duke arritur nivelin më të lartë për këtë muaj në 128.31 lekë, ndërsa euro shënoi rënien me 0.14 lekë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar këmbehet me rreth 1.24 lekë më shumë se një ditë më parë dhe euro këmbehet me 140.02 lekë.
Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.
Monedha e gjelbër shënoi një rritje kundrej homologëvë të saj më të mëdhenj. Sipas bursave ndërkombëtare, Dollari i Zelandës së Re ra në nivelin e tij më të ulët në gjashtë vitet e fundit. Edhe dollari Australian pësoi rënie për ditën e dytë rradhazi duke u pasuar nga ai kanadez i cili edhe ky pësoi rënie sepse Banka kanadeze shkurtoi normat e interesit. Ndersa dollari amerikan u rrit me 0.3 për qind duke u këmbyer me 1.0918 dollarë për euro.
Ekspertët shprehen se, sezoni veror do të karakteriziohet me forcim të lekut kundrejt valutave kryesore kryesisht euro, për shkak të fluksit të turistëve dhe emigrantëve ndonëse theksojnë ato, lutatjet e këmbimit varen nga lëvizjet në bursat ndërkombëtare. Sipas tyre vlerësimi i dollarit pritet të japë impakt negative, në çmimin e naftës e cila blihet me këtë monedhë./ATA/