Grida Duma ka qenë e ftuar në emisionin “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili, për të komentuar ngjarjet më të fundit në vend.
Duke folur mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm Gjerman, Grida Duma, është shprehur se opozita i priste të tilla deklarata dhe për këtë ka qenë e përgatitur.
Sipas saj, të huajt nuk e dinë gjendjen institucionale të vendit, si dhe realitetin e gjendjes në përgjithësi, ndaj dhe bëjnë të tilla deklarata.
Duma tha se problemet e brendshme të vendit duhet të zgjidhen midis palëve, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Dhe është e kuptueshme përse vjen kjo kërkesë. Nga ndërkombëtarët, Lulzim Basha dhe PD kanë marrë vetëm shpulla, ndaj dhe tani janë bërë të padëshirueshëm, shkruan TemA. /b.d