Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili ka lajmëruar përmes një foto në Facebook se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Dyshohet se është bërë nënë e një djali, por nuk është bërë e ditur asgjë konkrete. Në foto duket dora e saj, e fëmijës dhe e bashkëshortit, Vali.
Ky është lajmi më i bukur i familjes së saj, pas vuajtjeve që pati nga humbja e nënës apo e xhaxhait, si dhe debati që pati me Milaim Zeka.