Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot në rubrikën e tij në Facebook, Amarcord, patriotin Ahmet Dakli.
“AMARCORD
Sa herë që viziton Elbasanin, ndeshesh me emrin e nderuar të Ahmet Daklit, i cili shfaqet majtas në këtë foto të Marubit, në kohën kur filloi të luante një rol të rëndësishëm në skenën kombëtare shqiptare.
70 vite më parë u nda nga jeta në pikëllimin e përndjekjes nga diktatura, megjithë kontributin e tij qytetar të vlerësuar nga bashkëkohësit. 80 vjet më parë, më 1937, kishte qënë zgjedhur kryebashkiak i Elbasanit ku pati dhënë një kontribut jo të vogël në modernizimin e këtij qyteti plot tradita”, shkruan Kryeministri Rama. /b.d