Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për t’iu bashkuar seancës së Kuvendit ku u ngritën dy komisionet e tjera të Vettingut.
Pas inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kreu i qeverisë ka marrë rrugën direkt për në Kuvend.
Siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, Rama është parë teksa konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i grupit të deputetëve.
Por ai që bie në sy është një detaj tjetër.
Kryeministri duket se e kishte marrë me të lehtë këtë seancë, pasi kishte veshur atlete sportive, pavarësisht se stononin jo pak me kostumin zyrtar.
Megjithatë, seanca zgjati vetëm pak minuta, ndoshta më e shkurtra në histori, vetëm 3 minuta, pasi dy komisionet, ai 12 anëtarësh dhe 6 anëtarësh u votuan unanimisht nga mazhoranca.