Gjykata Kushtetuese, ditën e sotme, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që kishte kërkuar shfuqizimin e disa neneve në ligjin e dekriminalizimit.
Komiteti i Helsinkit kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të rrëzonte disa nene të ligjit , pasi sipas saj binin ndesh me Kushtetutën.
Por, kjo e fundit ka vendosur që të rrëzojë këtë kërkesë, duke i cilësuar nenet si në përputhshmëri me Kushtetutën.