Një foshnje 15-muajshe ka ndërruar jetë pas probleme shëndetësore. Foshnja pas komplikacioneve u nis nga prindërit për ndihmë mjekësore, por në spital ka mbërritur pa shenja jete.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, kanë nisur hetimet për vdekjen e foshnjes së seksit femër me inicialet N.A., ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë për shkaqet.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2017, ora 02:30 ,në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar pa shenja jete (shoqëruar nga prindërit) fëmija e seksit femër, me iniciale N.A. 15 muajshe, banuese në Fllakë, Durrës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
c.a