Nënkomisari Arjet Jança u pezullua ditën e djeshme nga detyra për shkak se u “kap mat” duke dhunuar e më pas duke i vënë prangat një qytetari në Elbasan.
Jança u pezullua nga strukturat e policisë së Elbasanit, ndërsa zyrtarisht mësohet se i dhunuari, 42-vjeçari me inicialet Sh.Xh., i cili eshte shoqeruar ne komisariat. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkeljen që mund të ketë bërë i dhunuari 42-vjeçar, por këtë e ka sqaruar vetë Jança. Ai bën me dije se pas atyre pamjeve qëndron një e vërtetë edhe më dramatike. Sipas Jançës, burri që ai i ka vënë prangat ka qenë i dyshuar përndjekje dhe joshje të një vajze 12-vjeçare.
“Ju bëj me dije se personi që kam shoqëruar në video nuk është shoqëruar për arsyen që flitet. Ai ka qenë i dyshuar për përndjekjen dhe joshjen e një vajze 12 vjeçe. Në momentet e para e mitura e ka identifikuar si personin e dyshuar. Unë pas dëshmisë dhe identifikimin e saj, i cili ka qenë i momentit, kam bërë shoqërimin e të dyshuarit me mjetin e policisë dhe për këtë rast janë kryer veprimet hetimore që mbrëmë. Është marrë kallëzimi vajzës së mitur dhe deklarimi i personit të dyshuar. Unë kam bërë detyrën duke u ardhur në ndihmë qytetarëve, personat me makina luksoze që filmuan janë kontigjenti më i rrezikshëm i Elbasanit. Ata kanë patur përplasje me mua dhe herë të tjera. Ju dha mundësia të më filmojnë dhe disiformuan ju dhe publikun. Më keni vënë në vështirësi pa të drejtë para qytetarëve dhe familjes sime“, – thotë Jança.
c.a