Një javë pas incidentit me fansin e fiksuar pas saj, Luana Vjollca thyen heshtjen. Nëpërmjet menaxherit të saj, Luana Vjollca ka mohuar të ketë marrë lule nga Besmir Lila, përveç shqetësimeve dhe ndjekjeve, siç raporton Ekspress.
Sipas menaxherit, Luana është e shqetësuar nga viktimizimi dhe mbështetja që po i bëhet një të “sëmuri mendor”.
Pak ditë më parë 32-vjeçari Besmir Lila banues në periferi të Tiranës, në fshatin Lundër, që mbante me vete edhe një armë pa leje ndiqte me makinë prezantuesen Luana Vjollca, teksa kthehej nga puna për në shtëpi me makinën e saj tip “Audi”.
Kur ai i ka bërë shenjë që të ndalonte makinën, në atë moment Luana ka lajmëruar për situatën që po i krijohej, të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Ky i fundit i ka shkuar menjëherë në ndihmë këngëtares Vjollca, ku po e ndiqte nga pas me makinën e tij për ndonjë rast rreziku.
Për një moment, mjetet kanë ngecur në trafik në Unazën e Re dhe 32-vjeçari i ka shkuar “fiksimit” të tij në xhamin e makinës dhe i ka kërkuar ta takonte e të bisedonte me të. Madje Lila ka nisur edhe të bërtasë, kur nga pas ka marrë një grusht nga Krenar Çoçaj. Mes të dyve ka pasure një përplasje fizike, madje Lila ka nxjerrë edhe armën që mbante pa leje, por ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur më të keqen
c.a