Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka zbuluar për herë të parë njësitë e tij të Forcave Speciale, të konsideruara si njësi vdekjeprurëse.
Ata u shfaqën fundjavën që lamë pas në kuadër të paradës ushtarake në kryeqytetin e vendit në përkujtim të 105 vjetorit të lindjes së gjyshit të diktatorit.
Shfaqja e “muskujve”, vjen në një kohë që tensioni me Shtetet e Bashkuara është në rritje.
Ekipi thuhet të jetë më i mirë në Ushtrinë Popullore Koreane, ndërsa shihen të pajisur me syze “Night Vision”, helmeta dhe pistoleta të vendosura në gjokset e tyre.
“Komandanti suprem Kim Jong-un tha urdhër që ata të ngarkohen me vendosmëri që të fusin një shpatë në zemër të armikut si rrufe mbi malin Paektu (maja më e lartë e vendit)”, njoftoi televizioni shtetëror.
Një raport i Pentagonit i ka veçuar ushtarët si “ndër më të trajnuarit, të mirë-pajisur, të mirë ushqyer dhe shumë të motivuar”.
Nëpërmjet burimeve sekrete, thuhet se forca është e projektuar për operacione të shpejta në mbrojtje kundër sulmeve nga të huajt.
Koreja e Veriut ka 180,000 anëtarë në radhët e Forcave Speciale./a.m.