Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai tha se ende nuk ka asnjë emër dhe në raundin e parë do shkohet pa kandidat që t’i jepet shans opozitës të jetë pjesë e procesit.
I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga nëse do jetë Fatos Nano një kandidat, Rama dha këtë përgjigje:
“Nuk dua të marr nëpër gojë asnjë emër. Me zotin Nano kemi marrëdhënie shumë të mira, por përkundrazi është respekti për të që më bën të mos e marr nëpër gojë”, vijoi ai./a.m.