Koreja e Veriut do të vazhdojë të testojë raketa, përkundër kundërshtimeve ndërkombëtare dhe përkundër rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.
“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.
Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak.
Më parë, nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka paralajmëruar Korenë e Veriut që të mos e provokojë SHBA’në.
Ai ka thënë se “epoka e durimit strategjik” me Korenë e Veriut ka përfunduar./a.m.