Një person u arrestua nga Policia e Tiranës, nën akuzën e përdhunimit të një 11-vjeçareje.
Burimet e Policisë thanë se në pranga ra shtetasi S.K, 21 vjeç.
Sipas bluve, shtetasi S.K, banues në Kamzë, më datë 13.04.2017, në banesën e shtetases L.K, vjeç 58, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur, vjeç 11.
Ai akuzohet per veprat penale parashikuar nga Neni 100 i Kodit Penal./a.m.