Në librin e tij të fundit, Ancelotti ka dhënë detaje rreth largimit të tij nga Real Madridi në verën e vitit 2015.
“Gjërat po shkonin mirë, por ka pasur dy probleme të mëdha…, – e fillon shpjegimin e vet italiani. – I pari u shkaktua ngta disa statistika të UEFA-s, që zbuluan se ekipi nuk kishte shumë orë trajnimi, si klubet e tjera europiane.
Ne kishim fituar 22 ndeshje rresht, kështu që me siguri po bënim diçka të drejtë… Por, sapo humbëm, klubi nisi presionin me këto statistika: Ju duhet të punoni më shumë. Unë mendova të kundërtën, – thotë ai. – Lojtarët kishin nevojë për pak lehtësim fizik, sepse lodhja ishte vendimtare.
Duke iu referuar statistikave, klubi dha një shenjë se kishte më shumë besim tek numrat se sa puna ime… “Pastaj, trajneri italian, aktualisht në stolin e Bayern Munich, shpjegon problemin e dytë:
“Më tha menaxheri i përgjithshëm se presidenti donte të bisedonte me mua. Kur shkova në zyrën e tij, Perez më tha se Bale ishte ankuar. E kisha zëvendësuar atë më 4 janar (në fitoren 2-1, në “Mestalla”, ku dolëm fitues).
Agjenti i Bale ishte ankuar se Gareth kishte kërkuar për të luajtur më në mes. Presidenti më tha se çfarë synoja të bëja me këtë rast dhe përgjigjia ime ishte kjo: Asgjë!
Unë nuk mund të ndryshoj sistemin e lojës në mes të sezonit. Që atëherë, marrëdhëniet me presidentin nuk ishin të njëjta.”, përgatiti RTK. (b.an)