Një efektiv i policisë së Elbasanit i filmua dje pasdite duke fyer dhe dhunuar një qytetar.
Nënkomisari Arjet Jança fillimisht shau, më pas dhunoi dhe në fund i vendosi prangat në sytë e familjarëve një burri pasi ky i fundit i kishte zënë rrugën duke ecur me biçikletë.
Pas publikimit të videos, polici është pezulluar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndaj oficerit ka filluar procedimi disiplinor për veprime arbitrare
c.a