Një 14-vjeçar ka humbur jetën teksa me kushërinjtë e tij peshkonte në mënyrë të paligjshme me kosha me korrent në lumin Erzen në Picallë të Tiranës.
Ngjarja është shënuar një ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes e cila ka zbuluar dhe aktivitetin e paligjshëm në zonë.
Në hetim janë vënë dhe dy të rinjtë me inciale D.D e K.D përkatësisht 21 dhe 23 vjec që prej disa kohësh me anë të gjeneratorit dhe koshave me korrent kryenin peshkim të paligjshëm në lum.
Hetimet ndaj tyre po kryhen në gjendje të lirë në bashkëpunim me prokurorin e Tiranës ndërsa janë sekuestruar një gjenerator dhe 2 kosha metalik të përshtatur për peshkim./shqiptarja
c.a