Të paktën 12 persona kanë pësuar djegie të rënda gjatë një sulmi me acid në një klub nate në lindje të Londrës.
Sipas policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka evakuuar pjesën tjetër të të pranishmëve, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka njoftuar se është përdorur një substancë e fortë e acidit e cila është heshur brenda klubit të mbushur me të rinj.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk ka asnjë të dyshuar për sulmin me acid, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të cilët hodhën acid brenda klubit në të cilin ndodheshin mbi 600 persona, shkruan “AFP”.
c.a