Kryeministri i Kosovës bashkë me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar me rastin e Fitër-Bajramit janë pritur sot nga myftiu Naim Ternava , kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Me këtë rast, ata ia uruan Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë. Mustafa tha se kjo festë simbolizon paqen e prosperitetin.