“Fusja kokën nën rërë, refuzoja të mendoja për të, por kjo nuk më ndihmonte. Ndihesha edhe më i trishtuar, shprehet Harry i cili në atë kohë ishte vetëm 12 vjec.
Më pas ai pëson një ‘kaos total’ të emocioneve kur ishte rreth 20 vjec duke kujtuar edhe veten teksa vishej me rroba naziste apo publikonte foto intime nga festat në Las Vegas. Harry sot 32 vjec rrëfen se në atë kohë nuk e dinte se cfarë ishte e gabuar dhe cfarë jo.
“Humbja e nënës në moshën 12 vjecare ndikoi shumë tek unë kur isha në të njëzetat, largimi i saj ndikoi jo vetëm në jetën time personale por edhe në punë’ tthotë Harry.
Për një periudhë dy vjecare nën këshillimin e vëllait ai vendosi të konsultohet me një psikolog. Harry, i cili është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, thotë se sot është mirë.
“Për shkak të progresit që kam bërë në vitet e fundit, tani jam në gjendje ta marr punën time me seriozitet, jam në gjendje të marrë jetën time private seriozisht dhe të vë gjakun, djersën dhe lotët, në gjërat që me të vërtetë bëjnë ndryshime”, rrëfen princi.