Ish-ministri italian Renato Brunetta kërkon vdekjen e kancelares gjermane Angela Merkel. Në një video të regjistruar nga Corierre, ai bisedon me europarlamentaren Elisabetta Gardini, pa e ditur se mikrofoni është hapur, gjatë një takimi të Forza Italia. Gjatë bisedës së tyre, Brunetta shprehet se “Merkel duhet vrarë”.
Brunetta: Kur do e vrisni Merkelin?
Gardini: Nuk duam ta vrasim Merkelin.
Brunetta: Unë po!
Gardini: Do ta vrasësh vërtetë?
Brunetta tund kokën në shenjë pohimi.
Por, Gardini më shumë se me Merkelin, inatin e ka me ministrin e Financave të Gjermanisë, Schaeuble.