Zëvendëspresidenti i CHP, Erdal Aksunger ka thenw se partia e tij do të bëjë ankesë për 60% të kutive. Ai ka akuzuar agjencinë e lajmeve Anadolu Ajans se po manipulon opinionin me lajme, duke ofruar të dhëna për kutitë që nuk janë hapur. Sipas tij, “JO” do të fitojë.
Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë një goditje të fuqishme në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t’i jepnin atij kompetenca të gjera.