Për shkak të borxheve që ka ndaj Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Partia Demokratike ka mbetur pa ujë të pijshëm.
Prej 5 ditësh, selia blu vuan mungesën e furnizimit me ujë, e ndërsa debia e PD shkon në miliona lekë, çka ka bërë që UKT t’i mbyll rubinetin PD-së.
Në mungesë të reflektimit nga radhët e Departamentit të Financës në PD, pasi siç mësohet nuk i janë përgjigjur asnjë prej shkresave për të shlyer detyrimet e prapambetura, UKT ka vendosur menjëherë ekzekutimin e urdhrit për ndërprerjen e furnizimit me ujë të selisë së PD.
Interesant e bën lajmin fakti që Ujësjellës Kanalizime sh.a, prej 3 vitesh në varësi të Bashkisë së Tiranës, sfidon jo vetëm PD-në, por edhe institucionin epror, Bashkinë dhe kryebashkiakun Basha.