Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin Amerikan, Senatorin John McCain, i cili zhvilloi të premten një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.
Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
McCain po zhvillon ditët e fundit një tur zyrtar në disa vende të Ballkanit. Para se të zbriste në Tiranë, senatori McCain u ndal në Beograd dhe Prishtinë./a.m.