Ambasada amerikane ka shpërndarë një deklaratë përmbledhëse të vizitës së senatorit John McCain në Tiranë. Sipas njoftimit, në takimet e mbajtura nbga senatori me rkerët e politikës fokusi ishte te reforma në drejtës, partneriteti ushtarak dhe lufta kundër ISIS.
Njoftimi:
Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS.
Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha. Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
/a.m.