Policia e Shkodrës i është përgjigjur një thirrje për një plagosje rreth ores 13:00 të kësaj të premteje në fshatin Mali Hebaj.
Me të ardhur në vendin e ngjarjes, efektivët kanë gjetur të plagosur dhe në gjëndje të rëndë 70 vjeçarin me inicialet L.N, banues të fshatit.
Policia ka mësuar autorin e kësaj plagosje, shtetasin Aleks Pjetrushi, 35 vjeçari që dyshohet se e ka qëlluar me thikë në bark të moshuarin.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çaur të riun që të godasë me thikë një të moshuar. Aktualisht policia është vënë në kërkim të Pjetrushit, i cili është arratisur./a.m.