Tensioni në gadishullin korean është rritur ndjeshëm. Zyrtarë të Koresë së Veriut deklaruan dje se po bëhen gati për 6 teste të tjera bërthamore, ndërsa sot, siç raporton “Daily Mail”, “lufta bërthamore mund të nisë në çdo moment”.
Ndërsa po sipas “Daily Mail” SHBA-të kanë dërguar drejt Koresë së Veriut forcat elitare ushtarake të cilat eliminuan edhe terroristin Osama Bin Laden,.
Zëvendësministri i regjimit të Kim Yong Un, Han Song Ryol, nuk e përjashton mundësinë për nisjen e ndonjë lufte bërthamore.
Ai i ka konsideruar kërcënim ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. “Në do të shkojmë në luftë nëse kjo është zgjedhja e amerikanëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë stacionuar në gadishullin tonë një ndër flotat më të fuqishme të tyre duke rritur tensionin këtu”., – citohet të ketë thënë ai.
Ekziston frika që Pheniani po përgatitet të lëshojë ndonjë raketë bërthamore nesër në “Ditën e Diellit”, festa kombëtare ku koereanoveriorët përkujtojnë përvjetorin e lindjes së Presidentit Kim Il Sung.
c.a