Drejtuesit e rinj të Formula 1 kërkojnë zgjerimin e këtij sporti dhe janë në kërkim të tregjeve të reja. Dhe për këtë arsye po mendojnë të rikthejnë këtë sport në Turqi, në një vend që lidh Europëm me Azinë e ku garat e automobilizmit pëlqehen shumë. Pronari i ri i Formula 1 dhe i kompanisë “Liberty Media”, Chase Carey, ka qenë sot në Stamboll, ku është takuar me presidentin turk Taip Erdogan. Në takim kanë marrë pjesë edhe presidenti i Autmobile Club Turkey, Serkan Yacizi, ministri turk i sportit, Akif Cagatay dhe një nga menaxherët e “Instanbul Park”, aty ku do të zhvillohen garat e Formula 1.
Mediat turke bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord që Botërori i Formula 1 të rikthehet në Turqi dhe se qeveria turke është e gatshme të mbështesë zhvillimin e një gare në Stamboll. “Ishim dakord për zhvillimin e një gare dhe takimi ishte shumë pozitiv, pasi të gjithë ishim në një mendje: Rikthimin e Formula 1 në Turqi dhe shtimin e tifozëve. Megjithatë, ende nuk kemi firmosur asgjë”, u shprehën burime nga qeveria turke, shtet ku janë zhvilluar gara të automobilizmit nga viti 2005 deri në vitin 2011. Ndoshta vitin e ardhshëm mund të zhvillohet sërish një garë në Stamboll të Turqisë./b.d