Vajza nga Gjirokastra konkurrente në shtëpinë e “Big Brother 9” është një nga personazhet më të diskutuar, sidomos pas nisjes së romancës.
Besojmë se të gjithë e dini që Fotinia ka nisur prej kohësh një histori dashurie me djaloshin nga Tropoja, Danjelin. Veç kësaj, Fotinia ka rënë në sy edhe për pamjen seksi. Të shumtë janë ata që e konsiderojnë si një nga femrat më tërheqëse të këtij edicioni, shkruan “revistawho.com”. A jeni kuriozë të shihni se si dukej Fotinia para hyrjes në “BB”? Ne po iu sjellim sot një album nga jeta e saj, ku shihet se vajza ka eksperimentuar goxha me flokët ndërsa tiparet i ka trashëguar nga e ëma./ revistawho.com