Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane e cila sqaron se nuk janë gjetur lidhje mes sulmit dhe personit të ndaluar të dyshuar si autor i atentatit i konsideruar një radikal islamik.
“Hetimet nxorrën në pah se deri më tani nuk janë gjetur elementë të cilët tregojnë se ka lidhje mes të dyshuarit dhe atentatit” thuhet në letrën e prokurorisë.
Hetimet e djeshme në fakt nxorën në pah dhe pisten se sulmi mund të ishte kryer nga neonazistët. Ndërsa skuadra gjermane pas zhvillimit të ndeshjes me Monako ku dhe humbi ka shprehur indinjatën e saj ndaj UEFA duke thënë se ndeshja nuk duhej të luhej pasi lojtarët ishin ende të traumatizuar.
Dy ditë më parë në afërsi të autobusit të ekipit gjerman Borussia Dortmund, pak kohë pasi ishin nisur nga hoteli kanë ndodhur 3 shpërthime të fuqishme.Mbrojtësi Bartra mori lëndime në duar dhe këmbë si dhe mbeti i plagosur edhe një polic. Ndërsa ngjarja shkaktoi frikë sidomos pas sulmeve të fundit të konsideruara terroriste.