Policia e Shtetit ëhstë sulmuar hapur nga përfaqësuesit më të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, deri në largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Një ndër zërat më kritikë ka qenë ish-ministri i LSI Ylli Manjani. Por, ky i fundit duket se tashmë ka ndërruar mendje për punën e policisë, pasi në krye të Ministrisë së Brendshme erdhi Famtir Xhafaj. Pas aksioneve të suskesshme të ditëve të fundit, Manjani ka vlerësuar punën e forcave të rendit.
“Të themi të drejtën, Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë! Është në rolin e saj ligjor dhe kjo po jep rezulat! Uroj të vijojë kështu!”- shkruan Manjani në Twitter./a.m.