Konferenca e Kryetarëve ka çelur procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi mandati i Bujar Nishanit skadon në 24 Korrik.
Në mbeldhjen e zhvilluar, ku nuk merrnin pjesë përfaqësuesit e opozitës e cilaq vijon bojkotin, u fiksua 19 Prilli si data kur do të zhvillohet votimi i parë për kreun e ri të shtetit.
Mes përfaqësuesve të mazhorancës ka pasur dakordësi për këtë datë. Por teksa kemi mësuar ditën kur zhvillohet raundi i parë, ende nga ana e mazhorancës nuk ka dalë një emër konkret për postin e kreut të shtetit.
Shumica ka lënë derën e hapur për opozitën për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por opozita vijon bojkotin e Kuvendit. Gjithsesi mazhoranca i ka 84 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit që në raundin e parë./a.m.