Një ditë më parë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ashpërsoi edhe më tej gjuhën e akuzave ndaj ndërkombëtarëve që sipas tij, janë pjesë e komplotit të Edi Ramës. Basha shkoi edhe më tej kur tha se “Vettingu është sipërmarrje e mafias”.
Këto deklarata të rëndaj ndaj diplomatëve të huaj që kanë ndihmuar në procesin e reformës, sollën reagimin e përbashkët të eurokomisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn dhe përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtmë Federica Mogherini.
Përmes një konference ata deklaruan se bllokimi i reformës po pengon Shqipërinë në rrugën e integrimit. Po ashtu, ata kërkuan t’i jepet fund bojkotit. Konferenca e tyre ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ja çfarë shkruante prestigjozja “Washington Post”:
“Bashkimi Europian i bëri thirrje opozitës së Shqipërisë të mërkurën që t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo reformë konsiderohet si kyçe për përpjekjet e integrimit të vendit me bllokun prej 28-vendesh.
Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërisë se reforma në drejtësi ishte “një hap i rëndësishëm për vendin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.”
Ata thanë se debati politik duhet të bëhet “brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike.”
Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar ka qenë e bllokuar nga bojkoti i opozitës ndaj parlamentit, i cili ka nevojë të krijojë organet e verifikimit (Vettingu) që do të vlerësojë gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita thotë se këto organe mund të jenë subjekt i manipulimit.
Kreu i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa i përmendur ato me emra, duke thënë se këto të fundit po mbështesin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet.
Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit demokratët kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, kryeqytetin i vendit, me një çadër pranë zyrës së Ramës, duke thënë se ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare 18 qershorit sepse pretendojnë se qeveria do të manipulojnë votën me paratë e drogës.”, shkruan THE WASHINGTON POST