Kryediplomati gjerman, Sigmar Gabriel në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin kosovar Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet nëse Kosova dëshiron lëvizjen e lirë në Europë.
Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel u ka dhënë mesazh të qartë deputetëve për demarkacionin.
“Nëse BE ka vendosur që ky të jetë kushti për liberalizim, atëherë kjo duhet të plotësohet nëse dëshironi lëvizje të lirë”, tha Gabriel./a.m.