Duhet të jetë inspiruar nga Robert Redford në filmin ‘Propozim i ndyrë’ miliarderi kanadez Daryl Katz, pronar i skuadrës së hockey në akull, të Edmonton Oilers, i cili është çmendur pas Greise Santo, modele, artiste e serive televizive Jane The Virgin dhe bashkëshorte e Robert Cipriani, një lojtar, të cilit i është ndaluar të hyjë në kazinotë e pothuajse gjithë botës.
Katz i ka ofruar Santos 20 mijë dollarë për të fjetur me të, 6 herë në muaj, për një vit. Një total prej 1 milion e 920 mijë dollarësh, pothuajse dyfishi i shumës së ofruar nga Redford në filmin e famshëm.
Propozimi është refuzuar në mënyrë të përsëritur nga Santo, e cila është detyruar të denoncojë miliarderin për ngacmim seksual.
Sipas Katz, i cili ka paraqitur një kundërdenoncim, ai thotë se është thjesht viktima në këtë histori, sepse ai është grabitur nga bashkëshorti i bukuroshes Greice.
c.a