Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë të dyshuar lidhur me laboratorin e përpunimit të drogës që u zbulua në Skrapar.
Sipas njoftimit të policisë në pranga janë vënë shtetasit Muhamet Kadiu 49 vjeç dhe Edlira Lame 42 vjeçe, ndërsa ndiqen në gjendje të lirë S.K, Z.Xh 45 vjeçe dhe A.Ç 51 vjeçe.
Shtetasit e mësipërm, siç bën me dije edhe policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
I cilësuar nga policia si një ndër laboratorët më modern të zbuluar deri më tani për përpunimin e lëndës narkotike, ku u gjetën të mbjella në vazo mbi 2 mijë rrënjë kanabis, si dhe një sasi e tharë.
c.a