Zbardhet dëshmia në polici e dy prej autorëve të vrasjes së mbrëmshme në Durrës. Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.
Ky i fundit është një emër i njohur për policinë, pasi një vit më parë u arrestua për vrasjen e babait të tij, por më pas u shpall i pafajshëm, pasi përgjegjësia e krimit i ra dajës së tij
“Kemi rëndë dakord për të kaluar tubat e ajrimit nëpërmjet dyqanit të tij për në picerinë që kemi hapur disa muaj më parë. për këtë shërbim kishim rënë dakord të paguanim një shumë prej 13 mijë lekësh në muaj. Na thërriti për të na kërkuar llogari pse nuk i kishim paguar paratë e muajit dhe filloi duke ofenduar. U hodh bashkëshorti, Agim Arapi dhe aty u nxehën gjakrat. Nuk donim ta vrisnim, thjesht e goditëm disa herë”, janë shprehur dy vëllezërit Ekonomi.
c.a