Wladimir Klitschko i ka dërguar mesazh kundërshtarit të tij Anthony Joshua se do ta ketë fort të vështirë përballjen më 29 prill për titullin e më të mirit në boks.
Derisa po përgatitet në alpet austriake, Klitschko ka thënë se përballja ndaj tij është po aq e vështirë sa ngjitja në majën më të lartë në botë, Everestin. “Më falni nëse dukem arrogant. Por merreni shembull Everestin”, ka thënë Klitschko, transmeton Koha.net.
“Majën më të lartë në botë. Është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë aty edhe për shumë vjet. Mund të pushtohet gjatë një periudhe të caktuar të vitit.
Gjatë javëve të prillit. Nëse mund të ngjitesh, atëherë mund të thuash: ‘pushtova Everestin’, por pastaj duhet të zbresësh dhe mali ende mund të marrë me vete nëse ia huq kohës”, ka shtuar ai. “Shumë njerëz vdesin atje. Disa kthehen por a mposhtet Everesti. Jo. Ai është ende aty”. (b.an)