Ai është një ndër aktorët më të pëlqyer në Hollivud, por mesa duket ana ekonomike për aktorin Nicolas Cages nuk është më e mira e mundshme.
Sipas mediave të huaja ai tashmë jeton me qera në një apartament jashtë pjesës ku banojnë yjet e hollivudit.
Cage konsiderohet si një ndër aktorët që ka shpenzuar më tepër në Hollivud, duke e shpenzuar kështu të gjithë pasurinë e tij.
Cage ka humbur kështu një pasuri prej 96 milionë dollarësh dhe tashmë jeton si një njeri i thjeshtë.