Totozani e ka njohur atë me proçesin e zhvilluar nga institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me Reformën në Drejtësi dhe proçedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për organet e Vetingut dhe strukturat e tjera lidhur me këtë reformë.
“Reforma në Drejtësi është jetike për vendin tonë, si për zhvillimet e brendshme ashtu edhe në një kontekst më të gjerë, atë të integrimit në familjen e madhe europiane. Shqiptarët meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian”, tha z. Totozani në këtë takim.
Ndërkohë Avokati i Popullit ka shprehur vlerësimin maksimal për ndihmën e pakursyer të ofruar nga Gjermania dhe ambasada Gjermane në Tiranë lidhur me reformën në Drejtësi, por edhe me trajnimin dhe evidentimin e krimeve gjatë periudhës së komunizmit.
“Si Avokat i Popullit e konsideroj një fat të madh besimin që na u dha për të nisur procesin e Vetingut. Ndërsa, deklarata e ONM-së për punën profesionale dhe korrekte të ekspertëve të Avokatit të Popullit ishte një certifikim i shkëlqyer, për kontributin dhe angazhimin tonë, në këtë moment historik për vendin”, tha z. Totozani. /ma.me