Pyetja në fjalë është shtruar në një artikull në revistën “Elle”. Ajo ishte një infermiere, kur nëna e saj u sëmurë dhe ishte pranë vdekjes.
Annette Sciberras nuk e pranoi dot realitetin. Refuzimi i të vërtetës bëri që ajo të pësonte atak kardiak nga stresi i lartë.
Pavarësisht moshës, pjekurisë, ka momente që njeriu nuk është gati të pranojë atë që i ndodh, dhe kjo njihet si sindromi i “dhimbjes së zemrës”.
Kjo vjen si shkak I gjendjes së rënduar emocionale dhe më pas fizike që vjen pas humbjes së një njeriu të dashur në jetë. Një studim i bërë tek 6 800 amerikanë, të cilët u shtruan në spital në vitin 2008 për arsye të paqarta , tregon se 9 nga 10 këta pacientë emocionalë janë femra.
Nëse dikush vuan nga ky sindromë, nuk ka shtrëngime në gjoks, siç ndodh rëndom nga një atak kardiak, por ndihen të trullosur, djersisin, janë shumë të lodhur, të mërzitur dhe kanë vështirësi në frymëmarrje.
Nëse dikush humb personin e dashur, tek personi mund të shkaktohet një stres shumë i lartë, por njerëzit shpesh thonë vdiq nga dashuria.
Sipas mjekëve ka një zgjidhje dhe ajo është menaxhimi i stresit nëpërmjet sportit, meditimit, apo gjithçka ju largon nga gjendja jo e mirë emocionale.
Veçanërisht e rëndësishme është edhe mënyra e ushqyerjes, e cila duhet të jetë e shëndetshme. Me pak fjalë shëndeti është në duart tona.