Me ligjin e ri 4332/15 që u miratua nga parlamenti grek javën e kaluar, janë bërë ndërhyrje që vlerësohen si pozitive për ata emigrantë që kanë humbur lejen e qëndrimit gjatë viteve të krizës, ose edhe që nuk kanë patur fare leje qëndrimi. Në fakt, këtyre u është ofruar mundësia e pajisjes me leje për arsye të jashtëzakonshme, që vitin e kaluar, me miratimin e Kodit të Emigracionit, por tashmë u ofrohen atyre lehtësira më të mëdha.
Ndër këto lehtësira përmendim:
-Leja për arsye të jashtëzakonshme tashmë bëhet dyvjeçare nga një vjeçare që ishte deri më tani,
-Një numër gjithashtu i madh emigrantësh e marrin vërtetimin përkatës që u mundëson qëndrimin e rregullt që në momentin e dorëzimit të aplikimit, ndërsa deri më tani ky vërtetim nuk e precizonte të drejtën e qëndrimit; në këtë mënyrë aplikanti mbetej në një situatë të vështirë, pavarësisht se policia ishte porositur që mos të procedonte kundër tyre. KUJDES: Vërtetimi u jepet vetëm emigranrtëve që kishin patur pesë vjet qëndrim të ligjshëm në dhjwetë vitet e fundit para aplikimit dhe që dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të ngushta me Greqinë,
-Ulet në 7 vjet, nga dhjetë vjet që ishte më përpara, afati i qëndrimit në Greqi, për aplikantët që nuk kanë patur kurrë një vizë hyrëse në pasaportën e tyre,
-Të interesuarit mund të blejnë vetë numrin e ensimave që nevojitet, me qëllim që të kenë siguracionin e nevojshëm shëndetësor.
-Në rast të lindjes së fëmijës në Greqi, nënat që nuk kanë leje qëndrimi, e marrin atë tashmë, pa qenë nevoja të kalojnë nga procedrat e zakonshme për bashkimin familjar.
Çfarë thotë ligji
Ndërhyrjet në procedurën e lejeve për arsye të jashtëzakonshme përmblidhen në nenin 8, kapitulli i tretë, me titull “Rregullime në politikën e emigracionit”, ku ndër të tjera përcaktohet:
1.Ministri i punëve të brendshme dhe reformës administrative, ose koordinatori i administratës së decentralizuar mundet sipas rastit të akordojë leje qëndrimi me afat dyvjeçar, për shtetasit e vendeve të treta që banojnë në Greqi dhe dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të fuqishme me vendin.
Aplikimi për pajisjen me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme shqyrtohet vetëm nëse i interesuari paraqet:
a)Vizë hyrëse e cila është dhënë nga një autoritet konsullor grek të paktën tre vjet para bërjes së aplikimit, ose
b)titull të fuqishëm qëndrimi, vlefshmëria e të cilit ka skaduar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para bërjes së aplikimit,
c)dokumente që vërtetojnë se ka krijuar lidhje të veçanta me Greqinë, që e bëjnë të nevojshëm qëndrimin e tij brenda territorit grek.
Në rast se i interesuari kishte leje qëndrimi në Greqi për të paktën pesë vjet në dhjetë vitet e fundit para aplikimit, nuk nevojitet paraqitja e dokumenteve që dëshmojnë lidhjet me Greqinë.
2.Leja e qëndrimit në rastin që aplikanti nuk dispononte një titull qëndrimi, jepet me vendim të ministrit të punëve të brendshme dhe reformës administrative. Shërbim kompetent për shqyrtimin e aplikimit është shërbimi me një qëndrim (one stop shop) i drejtorisë së politikës së emigracionit në ministrinë e brendshme. Në rastin e dorëzimit të aplikimit, shërbimi kompetent kontrollon nëse janë plotësuar dokumentet formale. Nëse po, pezullohen sanksionet ndaj emigrantit që presupozojknë largimin e tij nga vendi. Në rast se jo, vetëm aplikimi për lejen e qëndrimit, nuk nënkupton edhe të drejtë qëndrimi të ligjshëm në Greqi gjatë kohës që do të nevojitet për shqyrtimin e dosjes.
3.Leja e qëndrimit në rastin që aplikanti posedonte më përpara një titull qëndrimi, jepet me vendim të koordinatorit të administrastës së decentralizuar. Në rast se aplikimi shoqërohet nga gjithë dokumentacioni i kërkuar, atëherë të interesuarit i jepet vërtetim i tipit A (blu).
4.Kushte për dorëzimin e aplikimit janë:
-posedimi i pasaportës, qoftë dhe sikur ajo të ketë skaduar,
-pagesa e tarifës prej 300 (treqind) euro.
Posaçërisht, për lejen e pikës 3 (në rastin që dispononte një titull qëndrimi), nevojitet edhe mbulimi i plotë me siguracion qoftë nga vetë personi, qoftë nga bashkëshorti. Për përmbushjen e këtij kushti, të interesuarit kanë mundësinë që të blejnë numrin e nevojshëm të ditëve të siguracionit, me qëllim që të kenë mbulim të plotë për siguracion shëndetësor.
5.Lejet e qëndrimit të këtij neni i ofrojnë qytetarit të vendit të tretë të drejtën e aksesit në punën e varur – ofrim shërbimi apo vepre. Mundësia e ushtrimit të aktivitetit të pavarur ekonomik ofrohet vetëm në rastin që i interesuari dispononte më përpara një leje të tillë, pra që i mundësonte ushtrimin e aktivitetit ekonomik dhe ai aktivitet vazhdon të jetë aktiv.
Leje 5 vjeçare për brezin e dytë
Ligji i ri e zëvendëson nenin 108 të Kodit të Emigracionit, me dispozitën që vijon dhe lidhet me dhënien e lejeve 5 vjeçare për emigrantët e brezit të dytë të cilët nuk përmbushin kushtet për marrjen e nënshtetësisë:
“Shtetasve të rritur të vendeve të treta, që u lindën në Greqi dhe kanë kryer me sukses gjashtë klasë në sistemin arsimor grek para se të mbushin vitin e 23-të të jetës, u jepet leje qëndrimi 5 vjeçare. Leja i ofron poseduesit gjithë të drejtat e parashikuara në nenin 97 të Kodit të Emigracionit (Të drejtat dhe detyrimet e rezidentit afatgjatë), rinovohet për 5 vjet çdo herë me detyrim të vetëm paraqitjen e lejes së mëparshme.
Nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi
Në pikën 46 të nenit 8, përcaktohet se nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi dhe nuk kanë leje qëndrimi, e marrin atë tashmë, pa qenë nevoja të kalojnë nga procedurat e zakonshme për bashkimin familjar.
“Në rastet e lindjes së fëmijës në Greqi deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji, kur njeri nga të dy prindërit është posedues i lejes së qëndrimit të vlefshme, prindit tjetër, përderisa banon në Greqi, i jepet leje qëndrimi për bashkim familjar, duke anashkaluar dispozitat e Kodit të Emigracionit.
Bashkëshortët e homogjenëve që marrin nënshtetësinë greke
Neni 12 përckton se “bashkëshortët e homogjenëve, që posedojnë Buletinin e Posaçëm të Homogjenit (EDTO), vazhdojnë të mbajnë atë edhe pas marrjes së nënshtetësisë greke nga bashkëshorti tjetër”. Kjo është e rëndësishme, pasi deri tani, bashkëshortit i hiqej karta e homogjenit dhe duhej të aplikonte për leje pesëvjeçare.
Në pritje të qarkoreve shpjeguese
Pavarësisht se ligji i ri përcakton se shumica dërrmuese e dispozitave hyjnë në fuqi që nga publikimi në Gazetën Zyrtare, në fakt duhet pritur edhe pak. Më e mundshmja është që zbatimi të fillojë pas datës 1 shtator 2015. Dhe gjithsesi, pas daljes së qarkoreve shpjeguese që duket se janë ende duke u përpunuar. Kështu që, deri atëherë le të presim… / Tribina News
Pershendetje
Jam i interesuar per dokumentacion ne shtetin grek nuk disponoj as nje dokumentacion kam hyr per her te fundit ne greqi me pashaport 02/06/ 2016 ndersa per here te pare 16/ 03/2012 a disponon ndonje liq ne kete rast per te aplikuar ne shtetin grek ?
Pshnetje dua ty bej nje pyetje un kam vite në gr dhe kam pas mungesa dy vjet tani kam mar dy vjet aida diamonis por kam fëmi në shkoll por jam i ndarë a mund të fitoj lashtësi apo leje 5 vjet flm
Pershendetje un kam ketuar ne greqi kam qen me dokumenta te rregurllta kam bo edhe shkoll 6 vjet dhimotiko por kam 8 vjet qe kam ardhe ne shqiperi cfar procedurash duhen qe te paisem me pashaport greke?
pershendetje jam e interesur per dokumancjonin grek po un kam vetem hyrje me 3 muaj ne greq
Un Kam lindur djalin ne greqi cfar procedurash duhen qe te bej letrat greke
Un kam lindur ne greqi kam ber 4vjet shkoll mami dhe babi im ka qen me letra te rregullta qfar procedurash duhet te ndjek un per te mar nenshtetsin greke tani per momentin jam kthy ne shqipri