Policia e Fierit ka arrestuar mëngjesin e së martës një 28-vjeçar nën akuzën e kanosjes së babait të tij.
Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi Arbër Haxhiaj, i cili me një thikë ka kanosur të atin, shtetasin me inicialet M.H, 54 vjeç.
Sipas burimeve, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale “dhunë në familje”./a.m.