“Do të mbrohemi me forcën e fuqishme të armëve”, ka qenë reagimi i Koresë së Veriut, në përgjigje të vendosjes së Grupit goditës të Marinës amerikane, në gadishullin korean.
Ministria e Jashtme koreane, e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, e cilëson këtë lëvizje të SHBA-ve, si një lëvizje të pamatur për pushtim dhe se situata ka kaluar në një fazë serioze.
“Ne bëjmë me përgjegjësi SHBA-të, për pasojat katastrofike të shkaktuara nga veprimet e saj të egra. DPRK është e gatshme të reagojë në çdo mënyrë lufte që do SHBA-ja”, thuhet në deklaratën e Ministrit të Jashtëm korean, shkruan tch.
Komanda Amerikane e Paqësorit thotë se vendosja e Grupit goditës të Marinës në gadishullin korean, ku janë duke kryer ushtrime të përbashkëta me Marinën e Koresë së Jugut, ka për qëllim ruajtjen e gatishmërisë në rajon.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar së Shtetert e Bashkuara të Amerikës janë të përgatitura për të vepruar të vetme, për t’u marrë me kërcënimin bërthamor që vjen nga Korea e Veriut.
Situata midis vendeve duket e tensionuar dhe deklaratat e presidentit Trump janë të ngjashme me ato të bëra prej tij, para sulmit me raketa në Siri./a.m.